fbpx

Merkel: Sanksione të reja ndaj Rusisë nëse nuk zbaton marrëveshjen

Udhëheqësit e Ukrainës, Rusisë, Gjermanisë dhe Francës ditën e enjte arritën një marrëveshje armëpushimi që synon dhënien fund luftimeve disa mujore që kanë lanë mijëra të vrarë në Ukrainën lindore.

Por më vonë gjatë së enjtes, Kancelarja gjermane Angela Merkel ka paralajmëruar Rusinë se do të përballet me sanksione të reja nga BE-ja në rast se marrëveshja nuk do të zbatohet plotësisht.

Ajo tha se udhëheqësit e BE-së i kishin kërkuar zyrtarëve të përgatisin sanksione të mëtejshme në rast se armëpushimi i arritur nuk do të respektohet.

Armëpushimi i arritur në Minsk të Bjellorusisë hyn në fuqi mesnatën e së shtunës. Rebelët pro-rusë kanë nënshkruar marrëveshjen, e cila përfshin tërheqjen e armëve dhe shkëmbimin e të burgosurve, por çështje kyçe mbeten për t’u diskutuar.

Pavarësisht marrëveshjes së arritur, luftimet të ashpra vazhduan edhe gjatë ditës së enjte, ndërsa një komandant i pro-rusëve tha se forcat e tij nuk do t’i ndalnin luftimet.

Të enjte, Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, tha se sanksionet ndaj Rusisë mund të lehtësohen, por vetëm nëse veprimet e saj i përmbahen angazhimeve dhe fjalëve të dhëna. Në një tjetër zhvillim Banka Botërore shprehu gatishmërinë për të ofruar deri në 2 miliardë dollarë ndihmë financiare Ukarinës këtë vit si pjesë e një pakete ndërkombëtare mbështetëse. / Top Channel

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close