Abidal lavdëron Messin

Ish-mbrojtësi i Barcelonës, Eric Abidal, ka vetëm fjalë të mira për Lionel Messin, me të cilin kishte luajtur për një kohë të gjate në “Camp Nou”. Ai ka thënë se ylli argjentinas është një fenomen.

“Messi është në 100 përqind. Ai ka qenë në nivelin që është pritur këtë vit. Ai është duke shënuar vazhdimisht, dhe është ende një fenomen”, ka deklaruar francezi për ESPN.

“Lojtarët e mëdhenj do të jenë gjithmonë lojtarë të mëdhenj, por ata nuk janë makina. Kjo vlen për Leo. Kur ai është në formë, atëherë çdo gjë shkon mirë për Barcelonën.”, ka taksuar Abidal.

Lajme të ngjashme

Back to top button