Të rinjtë shqiptarë

Jeta në rini është përplot stuhi. Stuhi që sjellin herë dhimbje, herë kënaqësi. Herë kënaqësi sjellë jeta e rinisë në shoqëri, por edhe dhimbje sjellë jeta e rinisë në vetmi… Në moshën e rinisë përfundon mosha e lumtur e fëmijërisë. Mosha e lumtur e fëmijërisë përfundon, por mosha e shqetësimeve të rinisë po sa fillon. Fillon një etapë e re, krahas shqetësimeve, një etapë e re e zhvillimeve. Zhvillimeve fizike, psikike, sociale, emocionale, shpirtërore, intelektuale… Rinia krijon pikëpamjen e vet ndaj jetës, por kjo pikëpamje është shumë larg prej së vërtetës. E vërteta për rininë është ajo që ju servohet apo edhe ajo që prej tyre krijohet. Krijohet me mendime, gjykime, arsyetime, por që përfundojnë shpesh me zhgënjime, me dështime, me pësime. Këto zhgënjime, këto dështime, këto pësime, ka mundësi reale të bëhen mësime.

Rinia është produkt i shoqërisë, po të ishte ajo perfekte, i gjithë njerëzimi do të ishte i tillë, por nuk është, dhe në vend që të ndihmojë, mbulon veten duke thënë ‘kjo është rinia e sotme’.

Problemi më i madh i një pjese të madhe të rinis është se ata janë jashtë realitetit, nuk i kuptojnë rrethanat, kohën apo vendin ku jetojnë. Çdo ditë dëgjojmë për incidente të shkaktuara nga të rinjtë e sotëm.

Shumica e vjedhjeve, grabitjeve dhe sidomos trafiku dhe përdorimi i lëndëve narkotike, zhvillohet kryesisht nga të rinjtë e sotëm. Kemi në përgjithësi një degradim të përgjithshëm tek të rinjtë, si për nga mënyra e të sjellurit në jetën e përditshme, në atë familjare dhe në shumë vende dhe mënyra që ata preferojnë.

Problem tjetër është se rinia si e tillë e sheh partinë si kyçin e zgjidhjes së jetës së tyre, merr model njerëz të gjymtuar, por asnjëherë; njerëz të suksesshëm. Pastaj rinia ka edhe sfida të ndryshme me të cilat ajo përballet, dhe njëra prej sfidave të tyre është që të jenë në shkollë, sepse sistemi arsimor nuk ofron atë që duhet t’ua ofron, dhe të rinjtë duhet të bëjnë trefishin e përpjekjeve për të marrë atë që ju nevojitet, duhet të luftojë shumë që të marrë një vend pune, duhet të luftojë edhe me paragjykimet e prindërve për atë që ata bëjnë dhe problemi thelbësor është moskuptimi i gjërave që të rinjtë i përjetojnë.

“Diktatorët” e parë të fëmijëve të tyre janë prindërit e tyre, të cilët nuk janë realizuar vetë në jetën e tyre dhe duan që fëmijët e tyre të realizojnë maksimumin edhe kur ata nuk kanë aftësi për t’u realizuar, dhe edukimi për t’u bërë rini revolucionare apo për ndryshimin e pozitivitetit, ky edukim nuk i bëhet në moshën 20 vjeçare, por shumë kohë më herët apo 20 vjeç para lindjes së fëmiut, pra njëherë duhet të edukosh veten dhe gradualisht bëhet edhe edukimi i femiut.

Problem tjetër është që rinia e sotme preferon të largohet nga ky vend që ndodhet, sepse nuk ju dëgjohet mendimi ose nuk ka vend për ta, sepse ajo që qeveris sot nuk është mirësjellja apo edukata por është forca.

Të gjitha mundësit dhe energjitë shkojnë kot thuajse në të gjitha anët.

Ata si të tillë, duke qenë preh e një mendimi publik të gabuar, emancipimi i brezave rinorë të sotëm, ka rënë totalisht në grackën e këtij absurditeti, ka ardhur deri në atë pikë sa që si shpëtim të vetëm e shohin rrugën drejt perëndimit, dhe kjo e fundit është aq shqetësuese sa që pushtetarët merren me “shqetësime” të pashqetësuara.

Jo që nuk merren me shqetësimet e saj, por veprojnë në kah të kundërt me emancipimin, arsimimin e saj, kjo vërehet në nivelin e shoqërisë në përgjithësi, vulgare në të shprehur, bajate në fjalor, e ashpër në veprime, e vdekur në mendime dhe tepër-tepër sterile në politikat rinore.

Nëse do t’i përmbledhim gjithë këto probleme në një emërues të përbashkët, absolutisht do e kisha quajtur mungesa e busullave morale që ka kjo rini e tranzicionit, sepse rinia a sodit ndjen inferioritet ndaj vetes, dhe ndjenja e inferioritetit është ndjenja më e keqe, dhe kur njeriu ndjehet inferior kërkon t’a rigjejë vetveten dhe pastaj ose do kalojë në krizë apo depresion, ose do të detyrohet të largohet, ose do e ndërton jetën e tyre mbi bazën e perceptimeve të fjalëve të tjerëve por asnjëherë mbi njohjet e saj personale.

Lajme të ngjashme

Një koment

  1. jame shume dakorde me kete shkrime’.
    teper i qelluar pikerishte per rinin Shqiptare te sotme,
    shume i sakt dhe i logjikshem ne ate te sjelljes se prindite ndaj femijut mirpo nganjehere edhe prinderite kerkojne me shume nga se c’japin prej femijeve te tyre ,por relativishte ndodhemi ne nje situate te keqesuare ekonomike,politike por edhe nje situat e keqesuar nuk mundemi as te enderojme ne keto shtete lirshem …po flase per te gjitha shtetet ku jemi Shqiptaret.
    Ndoshta eshte turpe dhe mekat te ceket se nga Shqiptaret akoma quhet K*rv nje femer qe shkollohet nje femer qe mundohet te ece perpara vetem , sepse jo cdo kush e ka mundsin te kishte familjare perreth per te krijuar karriere dhe te ndjehet lirshem rrehat ne rrugen e saj kjo do te thote qe nuk eshte problemi vetem tek politikanet por edhe tek populli ne ne mesin tone kemi akoma mentalitet te cilin e bejme balle cdo dite , nuk dilet ne rruge per te shkuar ne pune shkolle apo per ndonje ceshtje te rendesishme personale … Ne nuk e kemi akoma fjalen e lire per te thene se duam te shetisim se duam me shoqerin te bejme disa hapa te relaksohemi te bisedojm, nuk eshte i gjithe ky faj as tek politika as tek ekonomia por eshte tek njerzite qe pengojne perdorin akoma thashethemet si prsh.” ai doli me …ky shkoj te … ajo vdes….etj.etj” NE SI POPULL KEMI MUNGESË EDUKATE dhe RESPEKTI.

Back to top button