Zaev: Kur të mbaroj me ‘bombat’ Gruevski s’do të jetë më (VIDEO)

Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev në emisionin “Rruga Drejtë” me Muhamed Zekirin ka deklaruar se Gruevski do të detyrohet të jap dorëheqje para se të përfundoj procesi i bërjes publike të të gjitha dëshmive që posedon ai. I pyetur se pse Gruevski ende nuk ka dhënë dorëheqje, Zaev është përgjigjur se ende nuk janë shfaqur dëshmitë tunduese dhe se gruevski unk do të arij të jetë kryeministër deri në fund të procesit.

Ai ka thënë se nuk është faji i LSDM-së që i posedom këto fakte por është faji i tyre që kanë lejuar këto gjëra të ndodhin në Maqedoni.

Zoran Zaev thotë se posedon fakte që do të dridhin skenën politike në Maqedoni, duke prekur edhe partitë politike shqiptare, megjithatë mbetet të shihet deri në fund të procesit se si do ndodhin ngjarjet.

Zaev flet për gjithçka posedon, e që kanë të bëjë “bombat e përgjimeve” që ka nisur të shpalos tashmë.

“Edhe pse është e dhimbshme, nga bisedat e përgjuara, tani e kuptoj më së miri përse Ahmeti sillet në këtë mënyrë me partnerin e koalicionit. E kuptoj edhe Menduh Thaçin!”, – ka deklaruar Zaev. Kreu i opozitës flet edhe për rastin “Monstra”, madje madje, hap edhe një kapitull të ri, “A ka pasur vrasje me urdhër, ndaj personave të caktuar në Maqedoni”. Në emisionin e sotëm do të flitet gjerë e gjatë, dhe Zaev theksoi se gjithçka që posedon si dëshmi, do të publikohet pa mëdyshje, brenda 30 apo 45 ditëve të ardhshme.

Në atë drejtim, nëse mundet diçka pozitive të nxirret nga deklarata e djeshme e liderit të BDI-së, Ahmeti, se edhe ai bëri thirrje, gjithçka që ka, për individë dhe institucione, kush është përfshirë në akte kriminale bëjnë thirrje të publikohen, ajo që të huton është se ata kanë ministër të Drejtësisë, e nga ana tjetër nuk i besojnë edhe vetë gjyqësorit ndërsa janë pjesë e këtij pushteti dhe e ftojnë Bashkësinë Ndërkombëtare të ndërmarrë hapa konkretë dhe të monitorojë tërë këtë proces.

“E shkretë barrë që e mbaj në vetvete. Tani, këta muaj i hapën të gjitha dyert dhe dritaret. Dini gjithçka, edhe gjëra që nuk i keni dashur t’i dini asnjëherë. E kuptoj edhe Ali Ahmetin pse reagon kështu, e di edhe Menduh Thaçin pse sillet kështu, di gjithçka! E di edhe se ministri i Drejtësisë, sa ka ndikim në këtë përputhje të shtetit nga partia, sepse merr telefonata çdo orë, dhe e di sa është ajo fuqi.. Por njëkohësisht nuk mund ta shpjegoj pse është i pamjaftueshëm reagimi në këtë pjesë. Sepse jo vetëm kjo që them tani, se ministri i Drejtësisë nuk është pjesa përfundimtare e gjyqësisë, këtë e dinë të gjithë, mbi të ka edhe qeveri…”, tha Zoran Zaev, kryetar i LSDM-së. /Alsat-M/

Lajme të ngjashme

Back to top button