Maqedonia është shndërruar në shtet njëpartiak në kontroll të Gruevskit

Partitë politike në vend disa herë bënë të qartë se për zgjidhjen e rastit të përgjimeve është e patjetërsueshme asistenca ndërkombëtare, gjë që na len të mendojmë se vetë partitë politike nuk kanë besim në institucionet shtetërore në vend.
Zaev: Kur të mbaroj me ‘bombat’ Gruevski s’do të jetë më (VIDEO)
Skandali me përgjimet dhe 4 kërkesat e Ali Ahmetit
Menduh Thaçi: Liderët e PDSH-së qysh prej viteve 93 kanë qenë të ndjekur
RDK: Ky pushtet diktatorial duhet të shkoj në histori!

Analistët politik vlerësojnë se të gjitha gjykatat si dhe prokuroria e Maqedonisë komandohet nga kryeministri Nikola Gruevski dhe VMRO, andaj askush më nuk ka besim në institucionet shtetërore dhe është më se normale që të kërkohet ndihmë nga jashtë.

Analisti Alajdin Demiri thotë se Maqedonia ka problem me kredibilitetin e institucioneve, por gjithashtu habitet me faktin fakti që edhe vetë partneri i koalicionit gjendet në listën e partive politike që kërkojnë ndihmë nga ndërkombëtarët.

“Kërkimi i një krijimi të një komisioni aspo institucioni ndërkombëtar është kërkesë normale e partive politike sepse ndikimi dhe kontrolli i kryeministrit Gruevski dhe VMRO-së ndaj të gjithë gjykatave dhe prokurorëve tregon se nuk ka kredibilitet. Habit fakti që edhe vetë partneri i koalicionit gjendet në listën e partive politike që kërkojnë ndihmë nga ndërkombëtarët, kjo dëshmon se BDI deri më tani është marrë me kotësi politike si partnere e koalicionit. Kjo ka dëshmuar edhe frikën ndaj partnerit të koalicionit, se sa është e përfshirë në gjitha ato marifetllëqe  të pushtetit. Bëhet fjalë për korrupsion, tendera, likuidime politike si dhe në procese të montuara”, tha për Portalb, Demiri.

Ai shtoi se asistimi nuk mund të bëhet nga ndërkombëtarët përderisa lideri i VMRO-së i quan armiq dhe ua hedh atyre fajin për përgjimet, ndërkaq kryetarin e opozitës, Zoran Zaev e quan tradhtar.

“ Deri më tani asistencë ndërkombëtare kanë kërkuar vetëm vendet që kanë pasur gjendje të jashtëzakontë, siç është Kosova, e cila doli nga lufta, dhe tani pritet që të hapet Gjykata ndërkombëtare. Për të ndodh një gjë e tillë te ne, partitë duhet të  jenë të pajtimit, kurse te ne VMRO është jashtë kësaj kërkese dhe quan kryetarin e opozitës spiun, kurse subjektin e jashtëm e konsideron si armik. Me këtë VMRO largohet nga realiteti duke mos marrë përgjegjësi për skandalin e përgjimeve”, shtoi Demiri.

Analisti Nano Ruzhin po ashtu vlerëson se varësia e gjykatave nga pushteti shtyn partitë politike, edhe atë në pushtet të kërkojë asistencë ndërkombëtare.

“Vetë fakti që kërkohet asistencë ndërkombëtare nga paria në koalicion, BDI, tregon se besimi ka humbur si në institucionet shtetërore ashtu edhe në partnerin e koalicionit. Fatkeqësisht te në të gjitha gjykatat janë të ndara politikisht dhe asnjëra nuk është e pavarura dhe për këtë arsye kanë humbur që të gjithë besimin në to. Përveç gjykatave, gjithashtu edhe mediat dhe OJQ-të dita e ditës po manipulohen dhe po punojnë në favor të qeverisë. Asistimi i ndërkombëtarëve nuk është i mundur në mënyrën se si kërkojnë partitë. Ndërkombëtarët mund të ndjekin me vëmendje , të vëzhgojnë si dhe të ndihmojnë në mënyrë indirekte”, tha për Portalb, Ruzhin.

Ai shtoi se asistenca ndërkombëtare u ofrua Kosovës dhe Bosnjës dhe Hercegovinës shkaku se ishin shtete të reja, të cilat sapo kishin dalë nga një luftë e ashpër, kurse Maqedonia është shteti i parë demokrat dhe i lirë i cili kërkon në asistencë të tillë.

“Rasti i asistimit të ndërkombëtarëve në Kosovë dhe Bosnje dhe Hercegovine është ndryshe nga ajo që kërkojnë partitë tona. Sepse këto dy shtete ishin specifike dhe sapo ishin formuar pas një lufte të ashpër. Mund të them që Maqedonia është shteti i parë i cili po shndërrohet në një shtet një partiak dhe momentalisht jemi në gjendjen më dëshpëruese dhe më nënçmuese në sytë e Evropës, pasi që mungesa e debatit, kontrolli i pothuajse të gjithave institucioneve shtetërore po sjell krizë të tmerrshme në vend, falë se cilës mund të humbasim edhe rekomandimin për në BE”, tha Ruzhin.

Analisti Mersel Bilalli thotë për Portalb se institucionet në Maqedoni janë pronë private e Gruevskit dhe Mijallkovit, kurse qytetarët pa dallim kombin, fenë apo kulturën, kanë rolin e shërbyesit dhe të të nënshtruarit.

“Kjo tregon se në Maqedoni nuk funksionojnë institucionet shtetërore në bazë të ligjit, por sipas mendimeve personale të dy tri personave. Institucionet janë të privatizuara nga individ. Madje nuk janë as të partizuara, pasi ato nuk i shërbejnë partisë në pushtet, ose së paku jo për çështje të ndjeshme. Shpesh mbrojnë kriminalitetitn e individeve që menaxhojnë me shtetin. Këto individ  duke keqpërdorë institucionet kontrollojnë gjithë popullatën dhe cenojnë dinjitetin dhe personalitetin e çdokujt. Pra, institucionet në Maqedoni janë pronë private e Gruevskit dhe Mijallkovit, kurse qytetarët pa dallim kombin, fenë apo kulturën, kanë rolin e shërbyesit dhe të të nënshtruarit. Mendoj se mediumet, qytetarët, shoqatat qytetare dhe shumë struktura tjera demokratike, duhet të jenë të vendosur në përkrahjen e monitoringut ndërkombëtar që e vërteta të del në sipërfaqe”, tha Bilalli.

Ai shtoi se për një asistencë ka nevojë pasi të dy palët – pushteti dhe opozita përfaqësojnë pozicione diametralisht kundërshtuese duke akuzuar njëra palë tjetrën se ajo ka bërë vepër penale, kurse Maqedonia nuk ka institucione që të dalë në skaj konform ligjeve. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button