Elhaida Dani, në jurinë e një talent show në Itali

Këngëtarja fituese e festivalit të fundit në RTSH dhe fituesja e “The Voice of Italy”, Elhaida Dani, tani do të jetë e ulur në karrigen e gjykueses së talenteve të reja. Kjo është kontrata e fundit që sapo ka nënshkruar këngëtarja shkodrane në vendin fqinj, për të qenë pjesë e një talent show, “Chance”, i cili do të transmetohet në Agon Channel Italia. Në panelin e jurisë, së bashku me këngëtaren shqiptare, do të jetë edhe aktorja e njohur italiane, Maria Grazia Cucinotta.

Programi i ri pritet të nisë së shpejti, nën drejtimin e moderatorëve Veronica Maya dhe Marco Senise, ndërkohë që për artisten shqiptare, kjo do të jetë një përvojë e re, të cilën mezi po e pret.

Ndërkohë, Elhaida së shpejti do të fluturojë në Los Angeles për të realizuar variantin përfundimtar të këngës “Diell”, e cila do të jetë pjesëmarrëse në Eurovizion./RevistaClass

Lajme të ngjashme

Back to top button