Ramadan Muja paguan 26 mijë euro për pije freskuese

Kryetarët e tjerë të komunave të Kosovës me siguri do ta kishin zili Ramadan Mujën sa i përket shpenzimeve që ai bën për pijet freskuese.

Të mërkurën ai ka kontraktuar kompaninë “Beli” nga Prizreni që ta furnizojë Kuvendin Komunal të Prizrenit me pije freskuese, në një vlerë prej hiç më pak se 26 mijë euro. Ndërkaq, kontratën përfundimtare për këtë furnizim do ta nënshkruajë me 21 shkurt të këtij viti, shkruan Gazeta Fjala.

Të dhënat e publikuara në KRPP tregojnë se për këtë tender kompania “Beli”, nuk kishte asnjë konkurrent.

Lajme të ngjashme

Back to top button