Ambasadori amerikan Bejli: Situata politike në Maqedoni është e ndjeshme

Ambasadori i ri i SHBA-së, në Maqedoni, Xhejs Bejli ka deklaruar se situata në Maqedoni është e ndjeshme, ndërsa hetimi lidhur me rastin “Puç”, duhet të bëhet në mënyrë të hapur dhe transparente.

“Situata politike në vend është e ndjeshme. Për momentin janë duke u zhvilluar disa hetime të cilat duhet të realizohen në mënyrë transparente dhe të hapur, duke respektuar plotësisht pavarësinë e gjyqësorit, lirinë e mediave, sundimin e ligjit. Jam i bindur se politikanët në Maqedoni do ta tejkalojnë këtë situatë”, ka deklaruar Bejli.

Ambasadori Bejl këto deklarata i ka bërë pas takimit me kryetarin e vendit Gjorge Ivanov, ndërsa ka shtuar se SHBA dëshiron që ta shoh Maqedoninë si një vend të fortë, me prosperitet dhe demokraci multietnike, e integruar plotësisht në strukturat euroatlantike. / Shenja

Lajme të ngjashme

Back to top button