fbpx

Shkupjani Ismet Hasani futbollist i BFC Dynamo (Video)

Se Shkupi është qytet që çdo mëngjes lindë nga një talent i futbollit, e dëshmon fakti se gjithandej futbollist nga kryeqendra jonë po bëhen pjesë e shumë ekipeve të ndryshme vendore dhe atyre ndërkombëtare.
Së fundi pjesë e ekipës së ligës së katërt gjermane, BFC Dynamo Berlin është bërë Ismet Hasani, i cili shumë vite më herët e kishte filluar karrierën futbollistike në KF Shkupi, e që më vonë për të kaluar në liga të ndryshme të Belgjikës, Italisë, Holandë, Francë, Lituani e kështu me radhë.

Tani kur Hasani kishte marrë nënshtetësinë belge dhe ishte duke luajtur në Divizionin e Tretë me skuadrën KSV Temse, vendosi që të largohet drejt Gjermanisë, për tu bashkuar me Dynamo Berlin dhe për të synuar ligat më të mira gjermane.

“Kam ardhur në Berlin për të shijuar futbollin gjerman. Edhe pse vij në një rang më të ulët se sa që luaja në Belgjikë, mendoj se shumë shpejt do të plotësojë ëndërrën time që të ngjitem hap pas hapi drejt ligave më të mira gjermane. Për momentin synoj Bundesliga II, e më pas të shohim”, ka thënë 26 vjeçari Hasani, i cili me ekipin po kalon ende fazën e përgatitjeve, pasi sezoni pranveror do të fillojë me 22 shkurt.

Hasani sapo është grumbulluar me ekipin e tij të ri ka luajtur dhe dy ndeshje kontrolluese, ku me SFC Stern 1900 ka shënuar gol duke barazuar rezultatin 1:1, ndërsa ekipi i tij fitoi me rezultat 4:1, si dhe në duelin tjetër me Lokomotive Leipzig kishte paraqitje shumë të mirë në barazimin 1:1.

Të përkutjojmë se Ismet Hasani ishte pjesë e reprezentacionit të Maqedonisë, grupmoshat U-15, 17 dhe 18, e gjatë kësaj faze sulmuesi shtatlartë kishte shënuar 18 gola, ndërsa gjithashtu ai përveq se ka luajtur në shumë klube, në vitin 2011/12 ishte pjesë e akademisë së Barcelonës “Experience in Fundacion Marcet of Barcelona’’. / Portalb /

Sulmuesi Ismet Hasani mbanë fanellën me numër 29.

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close