Masakra ndaj myslimanëve për të cilën heshti Amerika

Tre të rinjtë e masakruar që zhvillonin fushata për fëmijët palestinezë dhe sirianë, kishin ndihmuar edhe 75 të pastrehë amerikanë.

Islamofobia që nxitet nga qeveritë dhe mediat perëndimore, është bërë shkak i një masakre në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.Tre të rinjtë myslimanë në Carolinan e Veriut, u vranë si pasojë e një sulmi në shtëpinë e tyre.
Ndërsa udhëheqja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe media, duke luajtur “3 majmunët” e shpërfillën këtë krim.

Faqet sociale të viktimave Yusor Deah dhe Razan ishin të mbushura me fushata ndihmash humanitare.

Tre të rinjtë e masakruar që zhvillonin fushata për fëmijët palestinezë dhe sirianë, kishin ndihmuar edhe 75 të pastrehë amerikanë. Miqtë e viktimave hapën një adresë në Facebook me emër “Tre heronjtë tanë”.

Ndërkaq pati reagime ndaj medias perëndimore që nuk reagoi ashtu si duhej ndaj krimit në fjalë.
Ky lajm u pasqyrua gjerësisht edhe në mediat turke. Ndërkohë që gazeta “Star” përdor kryetitullin “Charliet me dy fytyra”, gazeta “Sabah” përdor titullin “Masakra për të cilën heshti Amerika”. Gazeta “Haber Türk” për të njëjtin lajm përdor titullin “Kur vritet myslimani nuk pasqyrohet në lajme”.

Lajme të ngjashme

Back to top button