Arbana Osmani: Kam 20 vite pa ngrënë sallam…

Në këtë fazë të shtatzënisë që është, nuk ka asnjë faj që dëshirë për të ngrënë rritet çdoditë, por gjithsesi Arbana Osmani e di sesi të frenojë dëshirat. Por, duket se dikush e fut në tundim, ndaj edhe i ka dërguar prezantueses një pako tunduese.

Arbana nuk ka mundur dot të mbajë të fshehtë pakon, ndaj edhe ka vendosur të tregojë se në të kishte dy pako Capelleti Genovese dhe sallam çokollate. Të dyja produktet janë Handmade, pra të punuara në mënyrë artizanale, të përgatitura enkas për Arbanën nga një mikesha e saj. Por, ajo që të bën përshtypje është fakti se sallam çokollatë, ajo nuk ka ngrënë prej 20 vitesh.

“Luga e Argjendtë po më llaston më shumë se ç’duhet. Faleminderit nga zemra. Sallam çokollatë mund të kem 20 vite pa ngrënë”, shkruan ajo në Instagram, duke qartësuar se nga paketimi ka provuar vetëm pak sallam, ndërsa pjesën tjetër e ka ruajtur për miqtë. Por, arsyeja pse ka provuar sallamin çokollatë, ka qenë edhe sepse është një ëmbëlsirë që i kujton fëmijërinë prezantueses, ndaj edhe mezi ka pritur ta provojë.

Lajme të ngjashme

Back to top button