Itali, sekuestrohen 53 milionë euro falso (FOTO)

Plot 53 milionë euro në kartmonedha falso janë gjetur nga karabinierët në qytetin e Napolit, në Itali, raportojnë agjencitë lokale të lajmeve.

Sipas burimeve, që citojnë autoritetet përgjegjëse, bëhet fjalë për shumën më të madhe të parave të falsifikuara të sekuestruara ndonjëherë.

Paratë u gjetën gjatë kontrollit të një banese në lokalitetin Vilarika, të fshehura në një bodrum. Kartmonedhat ishin të prerjeve 100, 50, 20 dhe 10-euroshe dhe ishin gati për t’u shpërndarë në treg.

Karabinierët kanë arrestuar pronarin e banesës, një person i njohur për forcat e rendit dhe i konsideruar si përgjegjësi kryesor për falsifikimin dhe përhapjen e parave të falsifikuara.

Ndërkohë, prokuroria e Napolit ka nisur hetimet për të rindërtuar gjithë skemën e përgjegjësisë, që nga prodhimi e deri tek kanalet e shpërndarjes së parave.

Për të përcaktuar cilësinë e prodhimit të kartmonedhave dhe për të zgjeruar gamën e hetimeve janë angazhuar specialistë të Njësisë operative të antifalsifikimit monetar. /TCH/

53 milioni di euro falsi trovati in cantina nel Napoletano

53 milioni di euro falsi trovati in cantina nel Napoletano

53 milioni di euro falsi trovati in cantina nel Napoletano

53 milioni di euro falsi trovati in cantina nel Napoletano

Lajme të ngjashme

Back to top button