fbpx

16 vjet burg për kapitenin e “Costa Concordia”­s

Trupi gjykues në Itali vendosi pas tetë orësh debat të dënojë me 16 vjet heqje lirie ish­kapitenin e anijes së mbytur “Costa Concordia”.

Komandanti Francesco Schettino akuzohet si përgjegjës për mbytjen e anijes më 13 janar të vitit 2012, në ishullin e Xhilios në Toskanë.

Mbi të rëndojnë akuzat e braktisjes së anijes, vrasjes së shumëfishtë dhe dëmtime të rënda të personave. Gjykata e Grosetos hodhi poshtë nevojën e arrestimit të tij me argumentin se nuk ka rrezik arratisjeje, ndërsa i ndaloi ushtrimin e profesionit për 5 vjet.

Prokuroria pati kërkuar 26 vjet dënim për komandantin, që me një manovër të gabuar çoi në mbytjen e anijes 114­mijë tonëshe dhe vdekjen e 32 personave./Start/

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close