Berisha-Ramës: Erdha nga Miloti dhe ti je në gjysmë të fjalës (Video)

Kuvendi i Shqipërisë ka pasur ditën e sotme siç është bërë tashmë zakon, jo vetëm replika mes mazhorancës dhe opozitës, por edhe batuta. Këtë herë kanë qenë Kryeministri Edi Rama dhe ish-kryeministri Sali Berisha të cilët kanë ironizuar njëri-tjetetrin.

Ish-Kryeministri Berisha i është drejtuar shefit aktual të qeverisë, duke i thënë se është i katërti në botë, në lidhje me kohën e gjatë të cilën flet në deklarata. Madje Berisha e ka ironizuar duke u shprehur se ai ka qenë në Milot dhe nuk mund ta besonte se edhe pas kthimit të tij nga Miloti, e gjeti në Kuvend Ramën ende në gjysmën e fjalës së tij në Kuvend

“Më duhet t’i them parafolësit se në karrierën time politike, tre personat të cilët flisnin më gjatë, se ky është i katërti, ishin Ignacio Chavez, kolonel Chavo Ruz dhe Gadaffi. Të gjithë e kanë pësuar keq. Jo të nisem unë nga Miloti dhe të vij këtu dhe ta gjej në gjysmë të fjalës.” u shpreh Berisha

Por në replikën e tij, Rama është shprehur se si Berisha ashtu edhe pasardhësi i tij në krye të PD, Lulzim Basha kanë qenë në zona të cilat nuk janë përmbytur duke i bërë apel shtetit për ndihma me pretendimin se ka pasur për mbytje.

“Jo besoj e vutë re që ky ka qenë në Milot dhe ai i riu në Shtyllas, në të dyja raset nuk ka pasur përmbytje.” tha Rama

Por sërish në fjalën e tij, Berisha e ka krahasur kryeministrin me hallën e “Njeriut me top”, duke e quajtur hallë Esmaja.

“Këtu përpara meje dëgjuat para meje prej 1 ore e 45 minutave, të atij që po e thërrasin halla e njeriut me top, ose hallë Esmaja. Por këto i zgjidh me Dritëroin ai.” tha Berisha./ Shqiptarja

Lajme të ngjashme

Back to top button