Recension: Grekët e mbrojnë Zaevin

Rënie në kurth apo shërbim për ndonjë agjendë politike – çka do që të paraqesë ky material, nuk do të ishte korrekte që ta quajmë kontribut gazetaresk. Krijohet bazë për spin, pa ofruar dëshmi për konstatimet. Njëanshmërinë e siguron një bashkëbisedues i vetëm, për të cilin thuhet se fletë në emër të gjithë komunitetit akademik që, në fund, nën vellon e ekspertizës, të shkilet parimi i supozimit të pafajësisë.

ALFA TV

Linku deri te artikulli origjinal: Grekët e mbrojnë Zaevin

Data dhe koha e publikimit: 03.02.2015

Data e recensionit: 07.02.2015

Recensues: Аleksandar Peshev 

Kemi një spin klasik gazetaresk që zhvillohet në disa nivele. Para së gjithash, mediat greke dallohen si potencialisht armiqësore duke e gjeneralizuar konstatimin e autorit.

“…mediat greke komentojnë dhe u vënduan në mbrojtje të Zaevit”

Me të vërtetë? Si?

“Shumica prej tyre theksojnë se me përndjekjen e liderit opozitar rrezikohet siguria e vendit, ndërsa kryeministrin Gruevski e kritikojnë se me sjelljen e tij i ngjan diktatorit.”

Me të vërtetë? Cilat media? Të gjitha? Në cilat tekste? Na jepni një pjesë të tekstit që do t’i mbështeste këto pohiime – nuk ka, autori nuk na tregon. Nuk kemi asnjë fragment, asnjë telop me të cilin do të konfirmohej qëndrimi që pretendohet se e kanë mediat greke. Poashtu, qëndrimi se përndjekja e liderit të opozitës është potencialisht e rrezikshme, të cilin e shprehu qeveria gjermane – sipas logjikës së medies, a edhe ata e mbrojnë Zaevin?

Në bazën fillestare, e cila e bën spinin, vërehet njëanshmëri. Emërtohen “ekspertët” në shumicë, ndërsa në kontribut ka vetëm një bashkëbisedues me një qëndrim.

Pas deklaratës, autori vazhdon me “ekspertët”, mirëpo kësaj radhe nuk ka as mbështetje tonike të qëndrimeve të këtilla, e as që theksohet se cilët ekspertë i theksojnë komentet e mëtutjeshme. Krijohet dyshim se në pjesën e dytë të artikullit qëndrimet e autorit ose të redaktorit mund të maskohen si qëndrime të ekspertëve.

Komentimi i këtillë potencial dukshëm e shkel parimin për supozimin e pafajësisë.

“Për ekspertët kjo është një dëshmi se materialet në duart e tij kanë ardhur nga Greqia. Pikërisht mohimi, thonë ata, e bën me dije këtë.” 

Nuk është punë e ekspertëve të gjykojnë se është dikush në të drejtë apo fajtor – kjo është punë e gjykatës. Në qoftë se në një kontribut shfrytëzohen burime me njohuri profesionale, funksioni i tyre është që në mënyrë analitike publikut t’ia sqarojnë gjendjen aktuale. Në këtë rast, efektet e konfrontimeve politike janë temë më adekuate për komente nga komuniteti akademik, ndërsa gjykata vendos se kush ka pasur dhe kush nuk ka pasur të drejtë.

Lajme të ngjashme

Back to top button