Dhuratat më të mira për Ditën e të Dashuruarve

Dita e të Dashuruarve mund të jetë shumë stresuese, sidomos për gjininë mashkullore. Ky stres rritet më tej në qoftë se ka të bëjë me festën e parë të dashurisë që kur jeni së bashku, sepse shpesh mund të ngurroni se çfarë lloj dhuratë duhet zgjedhur, për të shprehur ndjenjat tuaja. Prandaj, ne kemi përgatitur një udhëzues për zgjedhjen e dhuratave të duhura, në varësi të gjinisë dhe gjatësisë së lidhjes.

1-12 muaj: Mos e teproni

Kjo është dita juaj e parë e Shën Valentinit që prejse jeni bashkë dhe është mjaft e logjikshme që të ndiheni pak nervoz. Megjithatë, do të ishte më mirë të mos e teproni me dhurata të shtrenjta.

Dhuratë për të dashurën: Në këtë periudhë është e mjaftueshme për t’i blerë asaj një lule të bukur ose tufë lulesh si një shenjë e vlerësimit, shkruan gazeta Zëri.

Dhuratë për të dashurin: Përgatitni ëmbëlsirën e tij të preferuar në formën e një zemre, ose gatuani një picë në formën e një zemre.

1-3 vjet: Kujtoni kujtimet e preferuara

Tani kur jeni një kohë të gjatë së bashku, keni më shumë se kujtime të mjaftueshme të përbashkëta për të shkruar një libër të tërë.

Dhuratë për të dashurën: Nuk ia vlen për t’i treguar asaj se sa mjaftueshëm e njihni atë, sepse kjo është dashur deri më tani të jetë e qartë për të. Tani është koha për t’ia kujtuar momentet e bukura, apo për të zbuluar diçka që ajo nuk e di. Bëni një album të veçantë me fotot në mënyrë kronologjike dhe pranë çdo imazhi shkruani momentet më të bukura.

Dhuratë për të dashurin: Nëse i dashuri juaj është tip romantik, mund të bëni të njëjtin truk. Një e tillë është blerja e yllit të vërtetë të qiellit, që me të vërtetë nuk është i shtrenjtë dhe është dhurata më e mirë unike, natyrisht këtë mund ta realizoni duke shfletuar pak në internet.

Mbi 3 vjet: Riktheni pasionin

Për fat të keq, çdo herë lidhja e humb atë zjarr që e kishte në fillim, kurse ditët kur ju ndjeheni shumë të lidhur ngushtë bëhen të rralla dhe më të rralla. Dhe tani është shumë e rëndësishme se kurrë më parë që në mënyrë specifike duhet rregulluar që gjërat në dhomën e gjumit të mos bëhen të mërzitshme dhe monotone.

Dhuratë për të dashurën: Fundjava romantike jashtë qytetit është dhuratë e përsosur. Ju të dy do të ndjeheni të relaksuar dhe të çlodhur, do të shpenzoni shumë kohë së bashku dhe do të jeni në gjendje t’i kushtoni vëmendje njëri-tjetrit, në vend të problemeve të përditshme. Në fund, përpiquni të shfrytëzoni maksimalisht dhomën tuaj të gjumit.

Dhuratë për të dashurin: Me kalimin e kohës reduktohet ndjenja e pasionit, prandaj dita e të dashuruarve është koha e përkryer për të nxjerrë nga dollapi të brendshmet “e vjetra” me dantella dhe ashtu e veshur ta prisni atë me një darkë romantike të përgatitur nga ju.

Lajme të ngjashme

Back to top button