Ja si dukej aktorja Johnson në premierën e “50 Shades of Grey” (FOTO)

Dakota Johnson ka bërë një paraqitje shumë seksi, në premierën e filmit të saj “Fifty Shades Of Grey” në Festivalin e Filmit në Berlin. Aktorja është shfaqur në një fustan të zi klasik, të hapur përpara deri në kërthizë dhe që lejonte të shihet pjesa më e madhe gjoksit, me përjashtim të thimthave. Fustani po ashtu çelej edhe nga përpara poshtë, duke nxjerrë në pah këmbët e saj seksi gjatë çdo lëvizje, transmeton Telegrafi. Ajo u shfaq në mbrëmje krahas bashkë-aktorit Jamie Dornan në festivalin vjetor që organizohet në Berlin. Kujtojmë se aktorja është protagonistja kryesore e filmit, që po kritikohet aq shumë për shkak të skenave të tepruara seksuale.

Lajme të ngjashme

Back to top button