Do të mbahet Panairi i mjaltit në Kërçovë

Duke filluar nga 29 deri më 31 gusht, në Kërçovë do të mbahet Panairi i dytë i mjalitit me moton “Bleni mjaltë kualitative nga prodhuesit vendor”.

Në panair do të marrin pjesë njëzet prodhues nga e gjithë Maqedonia, konkretisht nga Manastiri, Koçani, Prilepi, Radovishi, Demir Hisari dhe Kërçova, kurse do të përfshijë asortimane të ndryshme si mjaltë, propolis, mjaltë amzë etj.

Kosta Galimanoski, kryetar i stafit organizues të këtij panairi për “Portalb”-in tha: “Qëllimi i këtij panairi është që të afirmohet mjalti si ushqim i shëndetshëm me qëllim që të rritet sasia e prodhimit të mjaltit në regjionin e Kërçovës.” – tha Galimanoski.

Në këtë ngjarje janë të ftuar të marrin pjesë edhe përfaqësues të Ministrisë së bujqësisë.

Panairi do të shëndërrohet në ngjarje tradicionale kurse për vitin e ardhëshëm planifikohet që të marrë përmasat e një ngjarje ndërkombëtare me prodhues edhe nga Shqipëria, Kosova, Bullgaria, Serbia, Turqia, Greqia dhe Mali i Zi.

Në Kërçovë që nga viti 2001 funksionon Shoqata e prodhuesve bujqësorë “Vinozhito”, në krye të së cilës qëndron poashtu, Kosta Galimanoski. Kjo Shoqatë përbëhet nga 35 prodhues të produkteve të ndryshme bujqësore të të gjithë nacionaliteteve. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button