fbpx

Skenarët për të ardhmen e Greqisë

Të mërkurën në Bruksel, në tryezë u hodh e ardhmja e Greqisë.Nga njëra anë e tavolinës ishte ministri grek i Financave Janis Varufaqis, i vendosur të lehtësonte barrën e borxhit të vendit të vet. Nga ana tjetër, kreditoret kryesorë, FMN-ja, BE-ja dhe Banka Qendrore Europiane, të vendosur dhe ata të mos bëjnë lëshime e të mos ndryshojnë kushtet e dorëzanisë 240 miliardë euroshe.

Asnjera pale nuk e permendi fjalen “kompromis”. Ajo çfare do te arrihet ditet ne vijim, do te percaktoje ardhmerine ekonomike te Greqise, e mbase edhe te ardhmen e vete Europes.

BBC sheh kater skenare te mundshme.


I pari, Greqia merr ate qe deshiron
. Pak gjasa ka te ndodhe vertet, sepse ne Eurozone ekzistojne kundershti te medha, sidomos nga Gjermania. Ky skenar parashikon aprovimin e dy huave: e para duhet te mjaftoje qe Greqia te mund te shtyje edhe 6 muaj e te paguaje 7 miliarde euro bono te maturuara; e dyta duhet te rifinancoje borxhin per 4 vjet, çka do te realizohet pjeserisht permes letrave me vlere, interesi i te cilave te jete i lidhur me rritjen ekonomike.

Skenari i dyte eshte nje marreveshje e negociuar
: Greqia mund te pranoje angazhimin per shlyerjen e te gjitha borxheve ne nje menyre apo nje tjeter. Europa ne kembim do te lejoje fleksibilitet te pageses, perfshire ketu nje moratorium, i cili parashikon shmangien e interesit te kestit pergjate nje periudhe kohe 5 ose 10-vjeçare, apo derisa vendi ta marre veten ekonomikisht.

Mundësia e trete eshte qe Greqia t`i gjeje parate gjetke
. Nese parate nga BQE-ja ndalojne, Greqia mund te marre fonde nga Banka e vet Qendrore Kombetare ne formen e nje asistence emergjente likuiditeti. Kjo do te kete megjithate efekt te kufizuar: Banka Qendore Europiane mund t`i vere veton nje veprimi te tille e ka kercenuar ta beje kete edhe ne te kaluaren, perpara marreveshjeve te dorezanise me Irlanden e Qipron. Mund te kete ama burime te tjera, sic e tha vete ministri grek i Mbrojtjes Panos Kamenos. Athina, nga pohimet e tij, mund te kerkoje ndihme nga Shtetet e Bashkuara, Rusia, Kina apo vende te tjera.

Dhe e fundit, Greqia falimenton; nëse kjo ndodh dhe Athina le Eurozonen, investitoret do te behen shume nervoze per shkak se edhe vende te tjera te zhytyra ne borxhe si Italia apo ekonomi me te dobeta si Spanja mund te mos shlyejne detyrimet e tyre e mbase edhe largohen fare nga zona e monedhes se perbashket. / Top Channel

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close