fbpx

Tragjedi në Sudan, ushtarët përdhunojnë 220 femra

Forcat e armatosura të Sudanit janë akuzuar për përdhunimin e rreth 220 grave e vajzave, në veri të Darfurit.

Ngjarja tronditëse është denoncuar nga organizata “Human Rights Watch”, në një raport prej 48 faqesh, ku përshin dokumente dhe dëshmi, që implikojnë ushtarët sudanezë në përdhunimin e qindra femrave për 36 orë.

Mësohet se ushtarët janë futur në çdo shtëpi të Darfur, duke përdhunuar çdo femër, si dhe duke u vjedhur sendet me vlerë. Ndërsa, është bërë e ditur se ata kanë vrarë e arrestuar të gjithë burrat./ SotNews

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close