fbpx

ONE: Punojmë në përputhje me ligjet, nuk kemi shkelur privatësinë e përdoruesve

Operatori i telekomunikacionit ONE punon në përputhje me ligjet dhe respekton të gjitha normat ligjore që parashihen në Ligjin për Komunikime Elektronike, duke mos vepruar asnjëherë në shkelje të privatësisë së përdoruesve.

Kjo është përgjigjja që ka mbërritur nga ONE, në lidhje me thëniet e liderit socialdemokrat, Zoran Zaev, se përgjimet masive të qytetarëve janë bërë me ndihmën edhe të operatorëve.

“ONE nuk ka bërë asnjë shkelje ligjore me veprimet dhe aksionet e saj për sa i përket privatësisë së përdoruesve të saj”, thuhet në reagimin e shkurtër ONE-it.

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close