Shqipëri, vajza denoncon babanë: Më dhunonte seksualisht mua dhe motrën

Përfundon në pranga babai i cili abuzonte seksualisht prej kohësh me dy vajzat e tij. 50-vjeçari nga Tropoja u arrestua nga Policia e Bajram Currit.

I arrestuari me iniciale M.A. banues në një fshat të rrethit verior, u denoncua nga vajza e tij 25-vjeçare. Kjo e fundit ka dëshmuar në polici se prej vitesh kishte rënë pre e dhunës seksuale të babait, i cili sipas saj e kishte kërcënuar me jetë nëse ajo fliste. E reja ka treguar para forcave policore se, i ati e ka përdhunuar prej 5 vitesh.

Abuzimi, sipas saj ka vazhduar edhe me motrën me të vogël, që është 13-vjeçare. Babai i ka mohuar dëshmitë dhe akuzat e të bijave, duke thënë se ato kanë synim që ta përzënë nga banesa prandaj kanë sajuar denoncimin.

Ndërkohë policia bën me dije se rrëfimi i dy vajzave është bërë pasi ato janë kthyer nga Kosova, ku prej disa kohësh punonin në lokale, por pa specifikuar se çfarë pune bënin saktësisht.

Pas dëshmisë nga vajzat e dhunuara, blutë e Bajram Currit arrestuan 50-vjeçarin./ Shekulli

Lajme të ngjashme

Back to top button