Besa: Të publikohen të gjitha materialet që prekin shqiptarët e Maqedonisë

Lëvizja “BESA”  në një konferencë për shtyp kërkon që të publikohen të gjitha matrialet që prekin shqiptarët e Maqedonisë. “BESA” ka informacione se gjatë këtyre ditëve po bëhen kalkulime dhe pazare, në mënyrë që informacionet që kanë të bëjnë me këto marrëdhënie të mos publikohen dhe kjo të kamuflohet në emër të stabilitetit.

“Prandaj sot i bëjmë thirrje z. Zaev ose cilido politikan tjetër që pretendon se ka të dhëna të këtilla, që ato t’i publikojë detyrimisht. Ne shqiptarët kemi të drejtë ta dimë se kush dhe çfarë ka bërë në dëmin tonë – kushdo qoftë ai”
Prandaj BESA do të jetë zëdhënëse e interesit shqiptar në Maqedoni dhe nuk do ta lejojë askënd të bëjë pazare mbi interesin e shqiptarëve në Maqedoni”.

BESA konsideron se pikërisht mospublikimi i të dhënave e shton mundësinë që ky vend të destabilizohet dhe të rritet doza e mosbesimit mes komuniteteve, por edhe ndaj institucioneve.

Nisur nga kjo, Lëvizja BESA sot e tutje i fton të gjithë faktorët shqiptar në Maqedoni që bashkërisht ta ndërtojmë një platformë kombëtare dhe të kërkojmë nga z. Zaev që të publikohen të gjitha të dhënat për dëmtimin e shqiptarëve në Maqedoni.

Lajme të ngjashme

Back to top button