ASHAM: Përgjimet, goditje e rëndë ndaj lirive dhe të drejtave të qytetarëve

Akademia e Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë cilësoi aferën e përgjimeve si një goditje të rëndë ndaj lirive dhe të drejtave të qytetarëve.

ASHAM tha se, edhe pse ka mungesë ta informacioneve burimore, nga çfarë është raportuar në media, bëhet fjalë për goditje ndaj së drejtës së privatësisë dhe pacenueshmërisë së lirisë së komunikimit.

“Vetë fakti se janë cenuar në mënyrë të drejtpërdrejtë liritë dhe të drejtat qytetare, flet për seriozitetin që kanë këto veprime në raport me sigurinë, stabilitetin dhe integritetin jo vetëm të qytetarit, por dhe të shoqërisë në përgjithësi”, thuhet në deklaratën e ASHAM-it.

Institucioni kërkon nga të gjitha subjektet dhe institucionet përkatëse të ndërmarrin në kuadër të autorizimeve ligjore masat e duhura për kapërcimin e kësaj situate.

Lajme të ngjashme

Back to top button