Maqedonia dhe Shqipëria humbin pozita në FIFA

Reprezentacioni i Maqedonisë ka përjetuar edhe një herë rënie në renditjen botërore të futbollit (FIFA), duke humbur kësaj here radhe tri pozita, e që kanë bërë të renditet në vendin e 104 me vetëm 320 pikë të grumbulluara.
Në ndërkohë kombëtarja e Shqipërisë ka rënë për pesë pozita. Ekipi kuqezi tani gjendet në vendin e 63-të.
Gjermania vazhdon të jetë e para, e ndjekur nga Argjentina, Kolumbia është e treta para Belgjikës, Holandës, Brazilit dhe Portugalisë.
Franca ka rënë për një pozitë dhe tani është e teta, kurse Uruguai është ngjitur i nënti. Dhjetëshen e ekipeve më të mira e mban reprezentacioni i Spanjës. / Portalb /

Lajme të ngjashme

Back to top button