Rama, deputetes së PD-së: Je si Pamela Anderson

Kuvendi i Shqipërisë u përfshi nga debate të ashpra për çështjen e përmbytjeve në Jug të vendit.

Ato nisën kur deputetja demokrate, Albana Vokshi akuzoi qeverinë për neglizhencë.

Ministri i Mirëqenies sociale u përgjigj, duke komentuar edhe ngjarjen e bllokimit të tij gjatë një vizite në zonat e përmbytura.

“Nxorët ca imbeçilë me iPhone 6, që e ngatërrojnë ç me q, që vetëm banorë të zonës nuk ishin, i nxore për të na bllokuar ne që shpëtuam tre vajza të mitura,” tha Veliaj.

Ai shtoi se në ministrinë që drejtoi, dinin vetë, greqisht.

“Shkova për të adresuar në OKB se paraardhësit nuk dinin anglisht,” tha Veliaj.

Ndërkohë edhe kryeministri Edi Rama e ka thumbuar Vokshin, duke e quajtur Pamela Anderson, që shpëton njerëzit nga mbytja si në Baywatch.

Vokshi iu përgjigj duke thënë se më mirë të jetë Anderson, që shpëton njerëz nga mbytja se “një gaztor si Mr. Bean”.

Meqë po lakohej emri Pamela, Vokshi tha se sot është raportuar se një vajzë vetëm 7 vjeç, e quajtur Pamela, ka vdekur si pasojë e të ftohtit./MAPO

Lajme të ngjashme

Back to top button