Stresi rebelohet pas sherrit mes policëve dhe 40 vjeçares (VIDEO)

Reperi i njohur Stresi, pas arratisë nga komisariati i policisë në Tiranë, ka hedhur akuza mbi shtetin për situatën në vend, me theks të veçantë mbi sjelljen e uniformave blu ndaj qytetarëve.

Ai i është referuar video skandalit që bëri xhrion në media, ku dy efektivë të policisë Rrugore dhe një 40 vjeçare, u përfshinë në një sherr që degjeneroi në fyerje të rënda.

“O polic ordiner, o polic i paftyrë. Po sikur ta godasin ashtu gruan tënde, çfarë do kishe bo. A keni gra a femra në familje, a dini si trajtohet një femër. Turp, turp, turp o shtet pedofilash, shtet pervers”, shkruan ai. /albeu

Lajme të ngjashme

Back to top button