Pritet të mbahet mbledhje e përbashkët mes qeverisë së Maqedonisë dhe Serbisë

Qeveria e Maqedonisë dhe ajo e Serbisë javën e ardhshme do të mbajnë mbledhje të përbashkët në Shkup. Pas kësaj do të ketë mbledhje të përbashkët me qeverinë e Kosovës dhe Shqipërisë, por ende nuk ka një termin të caktuar se kur do të ndodhë kjo.

Duke iu referuar burimeve qeveritare, Telegraf shkruan se qëllimi i këtyre mbledhjeve është që të zgjidhet një pjesë e çështjeve me interes të përbashkët me vendet fqinje dhe të nënshkruhen marrëveshje bilaterale në sektor të ndryshëm me çka do të rritet bashkëpunimi rajonal.

Mbledhja e përbashkët me qeverinë serbe ka mundësi të mbahet të hënën. Qeveria thotë se ministrat maqedonas dhe ata serb do të ulen në një tavolinë dhe do të nënshkruajnë marrëveshje për projektet prioritare mes dy shteteve.

Nga BDI ende nuk janë prononcuar nëse ministrat e saj do të marrin pjesë në mbledhjen e përbashkët.

Deri në muajin prill duhet të mbahet mbledhje e përbashkët e qeverisë së Maqedonisë me qeverinë e Kosovës dhe Shqipërisë. Të dy qeveritë janë shprehur pozitivisht dhe tani pritet të përcaktohen terminët dhe pikat që do të diskutohen.

Gjatë vitit 2013 qeveria e Maqedonisë mbajti një mbledhje të përbashkët me qeverinë bullgare në Kustendil.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button