Tetovë: Vazhdon të bjerë numri i filloristëve

Trendi i rënies së nxënësve shqiptarë në shkollat fillore të Tetovës vazhdon edhe këtë vit. Në shkollën fillore “Liria” në vitin shkollor 2013/2014 janë regjistruar tre paralele parashkollore edhe atë dy në gjuhën shqipe dhe një në gjuhën maqedonase. “Në paralelet shqipe numri i nxënësve është nga 20 deri në 25 nxënës në një paralele, ndërsa te ata maqedonase më i vogël”, thotë pedagogu i shkollës, Bajram Selmani.

Për dallim nga shkolla fillore “Liria”, në shkollën fillore “Istikball” deri më tani në paralelet parashkollore janë regjistruar 91 nxënës. ”Në krahasim me vitin e  kaluar, ky numër është më i vogël duke pasur parasysh se vitin e kaluar kemi pasur 120 nxënës”, thotë drejtor i shkollës “Istikball”, Benezar Shabani.

Shkolla fillore “Istikball” është e përgatitur për fillimin e vitit shkollor 2013/2014, ndërsa Ministria e arsimit për këtë vit, për regjistrimin e nxënësve, përpos çertifikatës së lindjes dhe vërtetimit nga mjeku amë për pranimin e vaksinave, ka paraparë edhe një vërtetim për gjendjen  e dhëmbëve.

Sipas specialistes për fëmijë nga ordinaca “Drita Dent” çdo shkollë u ka  kërkuar fëmijëve vërtetim për gjendjen e dhëmbëve dhe ata ua kanë siguruar këtë dokument nxënësve.

Rënia e numrit të nxënësve nëpër shkollat fillore është pasojë e mërgimit edhe e uljes së natalitet te gjeneratat e reja. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button