Gratë në pension në moshën 59, ndërsa burrat në moshën 61 vjeçare

Gratë të dalin në pension në moshën 59, ndërsa burrat në moshën 61 vjeçare ndërsa harxhimet për kontributet që do ti marrin tre vite, derisa të fitojnë statusin e pensionistit të mbeten në kurriz të punëdhënësve,, shkruan Dnevnik.

Kjo ide e ofruar nga partnerët social në Ministrinë për punë dhe politikë sociale kanë marrë pëlqimin e biznes-shoqërisë në vend dhe nga sindikata dhe pritet që propozim ndryshimet të dorëzohen në ministri.

Kjo iniciativë është nxitur nga biznesmenët, të cilët një kohë të gjatë kërkojnë një zgjidhje për ta rinuar kuadrin e punëtorëve.

Me këto ndryshime nuk do të ketë implikime financiare në shtet, kjo do të jep mundësi punëdhënësve që ta përmirësojnë procesin e punës dhe në ndërkohë do të jetë më mirë për personat e moshuar.

Organizata e punëtorëve ka dorëzuar kërkesë në Fondin Pensional dhe Invalidor në Maqedoni që më pas propozimi konkret ti dorëzohet Ministrisë për Punë dhe Politikë Sociale.

Lajme të ngjashme

Back to top button