Denoncim për bombë në SHF “Bllazhe Koneski” në Aerodrom

­ ­ Bombat e gjetura në hapësirat e bodrumit në shkollën fillore “Bllazhe Koneski” në komunën Aerodrom të Shkupit janë shkollore, ka konfirmuar policia.

Drejtori i shkollës Rade Zhergarec për MIA­n deklaroi se duke e pastruar bodrumin e shkollës fëmijët kanë gjetur një çantë me dy bomba. “Menjëherë thirrëm policinë dhe i evakuuam fëmijët. Policia konfirmoi se bëhet fjalë për bomba shkollore dhe të parrezikshme” theksoi Zhergarac.

Ai theksoi se pas një ore fëmijët janë kthyer në mësim të rregullt. Në SPB Shkup në orën 11 e 10 minuta kanë marrë denoncim për bombë në SHF “Bllazhe Koneski” pas ç’ka ekipet e tyre kanë dalë në terren.


Policia sot paradite ka marrë informacion për bombë në shkollën fillore “Bllazhe Koneski” në komunën Aerodrom të Shkupit.

SPB Shkup informon se denoncimin e kanë marrë në orën 11 e 10 minuta, pas ç’ka ekipet e tyre kanë dalë në terren. Nxënësit menjëherë janë evakuuar.

Lajme të ngjashme

Back to top button