Recension: Detaje nga Këshilli qendror i LSDM-së: Zaevi u ka ikur përgjigjeve se pse i është kërcënuar Gruevskit

Ky është tekst të bazohet në spekulime. Në të ka vetëm supozime dhe teori. Artikulli ofron vetëm një burim anonim, me çka vihet në pikëpyethe vërtetësia e deklaratave.

SDSM centralenLinku deri te artikulli origjinal: Detaje nga Këshilli qendror i LSDM-së: Zaevi u ka ikur përgjigjeve se pse i është kërcënuar Gruevskit

Data dhe koha e publikimit: 06.02.2015, 21:13

Data e recensionit: 09.02.2015

Recensues: Vllado Gjorçev

 

NË KËMBË TË QELQTA

I gjithë teksti qëndron në këmbë të qelqta. Deklarata, mirëpo edhe spekulimet në tekst, që më tepër i ngjajnë komentit, lehtë mund të vlerësohen si të rrejshme dhe të pavërteta për shkak se prapa tyre nuk qëndron ndonjë emër dhe mbiemër konkret, e as që ato i konfrimon LSDM-ja. Përkundrazi, ditën e njëjtë edhe kur u publikua teskti, nga partia opozitare dërguan edhe komunikatë deri te mediat ku demantohet i gjithë ky artikull. Megjithatë, kjo nuk është marrë parasysh, e as që është përmirësuar në ndonjë tekst tjetër të kësaj medie.

Megjithatë, që këto pohime të jenë të qëndrueshme, duhet shumë më tepër se sa tekst me burim anonim.

Pastaj, artikulli edhe nuk përmban pjesë informative, por pjesë thashethemesh. Prandaj, kemi një përmbajtje me të cilën me çdo çmim dëshirohet të nxihet partia:

“Burimi ynë thotë se në debat, përveç Zaevit ashkush nga udhëheqësia nuk ka ndjerë nevojë që të kyçet dhe t’i japër përkrahje liderit. Kanë heshtur edhe Radmilla Sheqerinska edhe sekretari gjeneral, Oliver Spasovski edhe nënkryetarët e partisë Që salla të jetë e plotë, burimi ynë thotë se janë thirrur edhe kryetarët e këshillave komunalë të partisë.”

Në esencën e këtij teksti ka një spin të thellë. Ai gjithsesi, është me prapavijë politike, qëllimi i vetëm i të cilit është t’i defokusojë lexuesit nga ngjarjet kryesore për dëshmitë për kriminalitet në Qeverinë e Maqedonisë. Për shkak të kësaj, ky tekst është publikuar edhe gjatë kohës kur mbahej mbledhja e Këshillit qendror të LSDM-së. Përndryshe, nuk ka asnjë kuptim tjetër përveç se ta minimizojë qëllimin kryesor të mbledhjes.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button