Studentët e Bullgarisë me përkrahje për Plenumin Studentor

Studentët e Bullgarisë të cilët në vitin 2013 I kishin okupuar universitete duke kërkuar dorëheqjen e qeverisë për shkak të dyshimeve se zyrtarë të lartë kanë bashkëpunuar me mafia, kanë përkrahur okupimin e Fakulteteve nga ana e studentëve të Plenumit Studentorë në Maqedoni.

“Ne jemi përkrahës në luftën e juaj për autonomi të universiteteve dhe pjesëmarrje në krijimin e ligjeve të reja në arsimin e lartë. Ju kërkoni universitetet të jenë bastion I mendimit kritik. Me okupimin ju keni bërë tashmë një hap të madh drejt këtij qëllimi. Ju jo vetëm që liruat universitetin por edhe gjithë shoqërinë. Lufta juaj është për shembull. Studentët Bullgar janë me ju”, thuhet ndër të tjerash në letrën e studentëve.

Lajme të ngjashme

Back to top button