Tamarën e kanë ruajtur për reklamë dhe promovim?

A është ruajtur Tamara për reklamë dhe a është viktimë tragjike e etjes për promovim?

Kjo sikur paraqitet nga deklarata e Aspasia Sofijanova, drejtoresha e Klinikës për sëmundjeve të fëmijëve, se vendimi që Tamara e vogël mos të shërohet jashtë vendit ka ardhur nga niveli më i lartë, është pritur që të hapet qendra e re spinale që atje të shërohet vajza. Këtë Sofijanova e pohoi për “Nova TV“.

Sofijanova thotë se në momentin kur ka vendosur Komisioni i shkallës së dytë, ajo nuk ka qenë në shtet ndërsa vendimi është marrë përmes telefonit. Edhe pse firma e saj qëndron në vendimin me të cilin refuzohet Tamara të kurohet jashtë vendit, Sofijanova shpjegon se nuk është kryesuese e Komisionit, por vetëm se e ka ndërruar drejtoreshën Anastasika Poposka, ndryshe nëna e ministrit të jashtëm, e cila ka qenë e sëmurë në atë periudhë.

Sinqerisht më vjen keq dhe pajtohem ta pranoj fajin vetëm nëse kjo i ndihmon dikujt të flej i qetë- theksoi në konferencën e sotme për shtyp Sofijanova.

-Jam e gatshme që mbaj përgjegjësi morale si anëtare e komisionit të shkallës së dytë për udhëzimin për kurim jashtë vendit dhe të largohem nga ky funksion. E pash gabimin e Komisionit dhe bëra atë që ishe në fuqinë time që të përmirësoj diçka në kohë sa më të shkurtë të mundshme- tha Sofijanova.

Rasti i Tamarës 9 vjeçe nëpër labirinthet e institicioneve zvarritej tre vite të plota. Për rastin opinioni më i gjerë ka kuptuar tre muajt e fundit, kur thuajse të gjitha mediumet filluan të transmetojnë ndërsa u organizuan edhe koncerte humanitare.

Ajo ndërroi jetë të hënën, para se ta priste vendimin për operim në Turqi. Shuma që duhej të paguhet për intervenimin ishte 30. 000 euro.

Lajme të ngjashme

Back to top button