RDK: Qeveria përgatit teren për destabilizim ndëretnik

Rilindja Demokratike Kombëtare në kontinuitet ka theksuar se ky pushtet nëpërmes spiunimeve të ndryshme ka inskenuar lojëra të ndryshme me qëllim që të tërheq vëmendjen nga realiteti i dhimbshëm i vendit tonë. Sipas RDK-së, ky pushtet gjatë kësaj periudhe prej një dekade ka inskenuar aq shumë lojëra saqë edhe vendet më të fuqishme perëndimore do t’ua kishin zilinë.

“Mega skandali i fundit i përgjimeve nga ana e pushtetit të mbi 20.000 qytetarëve të këtij vendi është një tentim i radhës i këtij pushteti që të injorohet një mega skandal i këtyre përmasave. Jo vetëm që ky pushtet hesht dhe nuk reagon në asnjë mënyrë për këtë skandal të këtyre përmasave, por tani mediumet dhe portalet pro qeveritare kanë filluar të inskenoj një problem tjetër me ikjet e kosovarëve se kinse një numër i konsiderueshëm i tyre me të madhe janë duke migruar në Maqedoni dhe se kanë filluar me të madhe të blejnë shtëpi dhe banesa. Qëllimi i këtyre spiunimeve është një destabilizim ndëretnik se kinse një numër masiv i njerëzve nga Republika e Kosovës janë duke ardhur në vend dhe se kinse janë duke blerë pasuri të madhe të patundshme, dhe kjo do të prishte ekuilibrin e popullsisë në vend”, thotë RDK.

Lajme të ngjashme

Back to top button