Maqedonia radhitet në vendin e 117 për lirinë e mediave

Sa i përket lirisë së mediumeve, Maqedonia radhitet në vendin e 117 nga 180 vende të botës, sipas raportit vjetor të “Reporterëve pa kufij”.

Liria e mediave në Maqedoni
Liria e mediave në Maqedoni

Vitin e kaluar Maqedonia ishte në vendin e 123 që do të thotë se këtë vitë sipas indeksit më të ri të lirisë së mediave ajo qëndron për 6 vende më mirë.

Reporterët pa Kufij vlerësojnë se gjendja e medieve në Maqedoni vazhdon edhe më tej e keqësuar.

Në raport, organizata shkruan se në vitin 2014 janë shënuar keqpërdorime të ligjit për dekriminalizimin e shpifjes, si dhe akordim të reklamave qeveritare, nisur nga motivet politike.

Organizata sjell në vëmendjen rastin e gazetarit Tomislav Kezharovski dhe evidenton se ai ka qëndruar në arrest gjatë tërë vitit 2014.

Lajme të ngjashme

Back to top button