fbpx

Zaev: Përkrahim propozimin e BDI-së dhe PDSH-së për ekspertizë të jashtme

Lideri i LSDM-së, në intervistën për televizionin “24 Vesti” ka deklaruar se përkrah  qëndrimet e BDI dhe PDSH që bashkësia ndërkombëtare të kyçet në aferën lidhur me bombat, duke u shprehur haptazi se dyshon në pavarësinë e prokurorisë dhe gjyqësisë në Maqedoni.

“E pamë se çfarë ndodh me të burgosurit politik, me gazetarin Kezharovski me mbylljen e televizionit A1 me rastin Aktor me banesat e funksionarëve të qeverisë, e gjithë kjo më jep të drejtë të them se nuk besojë në institucionet e vendit.  Nuk ka institucione shtetërore dhe nuk ka mekanizëm juridik i cili do të garantojë hetim të pavarur. Prandaj mendojë se inkuadrimi i të huajve është i domosdoshëm”, thotë Zoran Zaev.

Sipas tij është mirë që partneri në qeveri Ali Ahmeti kërkon ekspertizë ndërkombëtare që vetëm vërteton se edhe ai vetë nuk beson në institucionet e vendit.

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close