Ambasadori i ri amerikan do t’ia dorëzojë letrat kredenciale presidentit Ivanov

Presidenti Gjorge Ivanov sot do t’i pranojë letrat kredenciale të ambasadorit të sapoemëruar të SHBA-së në Republikën e Maqedonisë, Jess Bailey.

Bailey, diplomat me karrierë nga departamenti i shtetit, në Shkup vjen nga pozita zëvendësshef i misionit të SHBA-së në Ankara, Turqi, funksion të cilin e ushtronte nga viti 2011. Vjen në vendin e ambasadorit Poll Uollers, i cili në Maqedoni këtë funksion e ushtronte nga viti 2011.

Ka diplomuar në Universitetin “Jejl”, ndërsa ka marrë titullin e magjistrit në Universitetin “Kolumbia”.

Nga viti 2008 deri në vitin 2010, ka shërbyer si drejtor i Zyrës për çështje politike i Kombeve të Bashkuara dhe paraprakisht ka punuar si lider i Ekipit rajonal për rikonstruksion në Erbil, Irak 2007-2008. Ka shërbyer si drejtor i Pres qendrës së Uashingtonit në periudhën 2005-2007 dhe si këshilltar për marrëdhënie me opinionin në Ambasadën e SHBA-së në Hagë, Holandë 2002-2005.

Nga viti 1998 deri në vitin 2002, ka punuar si oficer për çështje kulturore, ndërsa pastaj si oficer për informata, zëdhënës i Ambasadës së SHBA-së në Ankara.

Jess Bailey është konfirmuar si ambasador i SHBA-së në Maqedoni, nga ana e Senatit, në dhjetor të vitit 2014.
Ambasadori shkaktoi reagime në opinionin e Maqedonisë, pasi që në marrjen në pyetje në komitetin për marrëdhënie të jashtme, maqeodnasit i quajti sllovenë.

Paraardhësi i tij Poll Uollers pastaj deklaroi se ajo pjesë e marrjes në pyetje e Baileyt në Senat është nxjerrë nga konteksti dhe se nuk ka ndryshim në politikën qeveritare amerikane ndaj identitetit ose përkatësisë etnike të popullit të Maqedonisë.

Lajme të ngjashme

Back to top button