Kanalet televizive egjiptiane i bojkotojnë serialet turke

Disa kanale televizive egjiptiane shpallën bojkot të serialeve turke në shenjë proteste kundër qëndrimit të kryeministrit turk Rexhep Taip Erdogan ndaj ngjarjeve të fundit në Egjipt, shkruan gazeta turke “Hyriet dejli njuz”.

Erdogan bën thirrje për mbledhje të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, prejse armata egjiptiane më 3 korrik e rrëzoi nga pushteti presidentin Mohamed Morsi.

Më 17 gusht Erdogan drejtoi kritika për shkak të mungesës së përgjigjes ndërkombëtare ndaj ngjarjeve në Egjipt, prejse policia egjiptiane përdori forcë kundër demonstruesve, ithtarëve të “Vëllazërisë myslimane” më 14 gusht.

Erdogan deklaroi se organizatat, mes të cilave edhe Kombet e Bashkuara  dhe Bashkimi Evropian, duhet të turpërohen për shkak të indiferencës së tyre.

Si përgjigje ndaj gjithë kësaj, sindikata e punëtorëve filmik në Egjipt dhe shumë shkrimtarë, producentë, gazetarë dhe shkencëtarë bënë thirrje për ndërprerje të emetimit të serialeve turke, të cilat janë shumë të popullarizuara në botën arabe.

Disa kanale televizive, mes të cilave edhe Al Hajat, Al Nahar, Al Kahera Val Nas iu bashkangjitën bojkotimit të serialeve turke.

Lajme të ngjashme

Back to top button