Kuvendi i miratoi ndryshimet e Ligjit për Arsim të Lartë

­ Kuvendi në seancën e 36­të me shumicë votash nga deputetët e pranishëm të cilat i takojnë bashkësive të cilat nuk janë shumicë në Republikën e Maqedonisë e solli ligjin për ndryshimin e Ligjit për Arsim të lartë. Në pajtim me ndryshimet, anulohet për një vit zbatimi i provimit shtetëror për studentët, ndërsa për dy vjet do të anulohet obligimi që profesorët të publikojnë punime shkencore në revista me faktor impakti.

Marrëveshja u arrit më 6 shkurt në Qeverinë e RM­së, ku takim me kryeministrin Nikolla Gruevski, ministrin Abdilaqim Ademi dhe zëvendësin Spiro Ristovski patën një delegacion i Universitetin “Shën Cirili dhe Metodij”, i kryesuar nga rektori Velimir Stojkovski, i cili është edhe kryetar i Konferencës Interuniversitare. Morën pjesë edhe përfaqësues të plenumeve të studentëve dhe profesorëve. Në takime u dakordua në periudhën e ardhshme grupe të përbashkëta punuese ta vazhdojnë diskutimin për përmirësimin e paketës së ligjeve reformuese dhe sjelljen e një ligji të ri për arsimin e lartë.

Në rend dite në seancën e sotme kuvendore ligji për ndryshimin e Ligjit për Arsimin e Lartë me procedurë të shkurtuar u vendos pasi të premten në Qeveri u arrit marrëveshje për zbatim të anuluar të ndryshimeve në ligjin ekzistues, të cilat deputetët i votuan më datën 14 të këtij muaji.

Lajme të ngjashme

Back to top button