Pa energji elektrike një pjesë e lagjeve të Shkupit

Qendra rajonale për menaxhim me kriza e Qytetit të Shkupit, pas njoftimit të marrë nga EVN Maqedoni SHA, i njofton qytetarët se për shkak të intervenimeve teknike në elektro­sistem sot pa energji elektrike për një periudhë të caktuar kohore do të mbeten disa lagje.

Nga ora 08:30 deri në orën 10:30, energji nuk do të kenë shfrytëzuesit nga Tregu Kvantashki në lagjen Maxhari, nga ora 08:30 deri në orën 14:30 shfrytëzuesit nga rr.”Ferid Zairi”, rr.”Gjorgji Tomovski” dhe rr.

“Vëllezërit Rexhepagiq” në komunën Çair, nga ora 09:30 deir në orën 13:30, shfrytëzuesit nga rr.”Çairska”, nga ora 09:00 deri në orën 15:00, shfrytëzuesit e një pjese të rr.”Todor Çangov”, më saktësisht rrugët me nr.4, 5, 7, 9 dhe 11 në lagjen Lisiçe.

Nga ora 10:00 deri në orën 12:00, pa energji elektrike do të jenë shfrytëzuesit e shtëpive të uikendit në fshatin Banjani, komuna Çuçer ­Sanderë, nga ora 10:00 deri në orën 12:30, shfrytëzuesit nga rr.”Durmitorska” dhe rr.”Fushtanska” në lagjen Hasanbeg, ndërsa nga ora 10:30 deri në orën 12:30, shfrytëzuesit nga rr.”Todor Aleksandrov”, komuna Qendër.

Lajme të ngjashme

Back to top button