Zaev: Posedojmë edhe dokumente, jo vetëm incizime

Kryetari i LSDMsë Zoran Zaev në një intervistë për televizionin “24 Vesti” deklaroi se bombat nuk përmbajnë vetëm incizime të bisedave, por edhe dokumente, të cilat sipas tij, flasin për veprat kriminele të pushtetit. Zaev ka thënë se bëhet fjalë për dokumente që paraqesin urdhra për përcjellje të personave dhe me këtë dëshmohet se përgjimet nuk i ka bë shërbim i huaj, por shërbimet sekrete vendore.

Në këtë intervistë Zaev ka theksuar se LSDM nuk do të kursejë partitë shqiptare nga publikimi i bombave. Ai megjithatë përshëndeti qëndrimet e BDI dhe PDSH që bashkësia ndërkombëtare të kycet në aferën lidhur me bombat, duke u shprehur haptazi se dyshon në pavarësinë e prokurorisë dhe gjyqësisë në Maqedoni, transmeton lajmpress.com.

Ai ka folur edhe për takimet që ka pasur me kryeministrin Gruevski, duke thënë se në një takim Gruevski është pajtuar për formim të shpejtë të qeverisë teknike. Zaev paralajmëroi se për dallim prej pres konferencës së parë, presi i dytë ku do të publikohen bombat do të transmetohet direkf edhe në ëweb faqen partiake.

Lajme të ngjashme

Back to top button