Po ndryshon Real Madridi

Portieri i Real Madridit, Keylor Navas, pritet të jetë titullar në ndeshjen ndaj Deportivo La Corunas, e cila do të luhet të shtunën në “Santiago Bernabeu”.

Sipas të përditshmes sportive madrilene, “AS”, Carlo Ancelotti pritet të bëjë disa ndryshime në formacionin e Real Madridit pas turpërimit nga Atletico Madrid, dhe këtë pritet ta nis nga porta.

Strategu italian, në stërvitjen e fundit e ka angazhuar reprezentuesin e Kosta Rikës me ekipin e parë, duke lënë të kuptohet se Iker Casillas do të mbetet në bankën rezervë.

Casillas është kritikuar për paraqitje të dobët në ndeshjen ndaj Atletico Madridit dhe kjo pritet ti kushtoj me humbje të vendit në ekipin e parë. Ancelotti pritet të bëj edhe disa ndryshime tjera në mbrojtje dhe mesfushë.

Lajme të ngjashme

Back to top button