Skandali me përgjimet dhe 4 kërkesat e Ali Ahmetit

Lidhur me zhvillimet e fundit politike në vend, respektivisht të shpërthimit të megaskandalit me përgjimin, BDI theksoi që kapaciteti demokratik dhe institucionet e vendit janë vënë edhe një herë para një sprove shumë sfiduese dhe vendimtare.

Madje, partia e Ahmetit bëri të ditur që BDI nuk ka standarde të dyfishta kur bëhet fjalë për çështje kaq të ndjeshme që mund ta destabilizojnë situatën politike, “andaj edhe kërkoi që komuniteti ndërkombëtar të inkuadrohet drejtpërdrejt në menaxhimin e kësaj çështjeje në mënyrë që të garantohet integriteti i procesit dhe të përfitohet besueshmëria nga të gjitha palët e involvuara”.

Siç dhe bëjnë të ditur nga BDI, njofton Aktuale.mk, 4 do ishin poentat e saj lidhur me këtë situatë të krijuar të paspublikimit të disa materialeve nga ana e kreut socialdemokrat Zoran Zaev, ku mes bisedave të përgjuara u gjet edhe i pari i BDI-së Ali Ahmeti.

1.Kërkojmë nga faktori ndërkombëtar inkuadrim me grup në nivel ekspertësh për të zbardhur rastin e përgjimit.

2.Kërkojmë nga qytetarët me gjakftohtësi të presin zbardhjen e rastit.

3.BDI nuk ka shqetësim, le të publikohet çdo gjë që ka të bëjë me punën e saj.

4.Nuk duhet të lejojmë që kjo situatë ta ndryshojë kursin euroatlantik të vendit.

BDI, së fundmi tha se është duke ndjekur me vëmendje zhvillimet e fundit politike në vend dhe se dënon çdo veprim që bie ndesh me  shtetin ligjor dhe të drejtat fundamentale të qytetarëve. “Vlerësojmë se të gjitha çështjet e hapura duhet të zgjidhen në mënyrë transparente dhe në rrugë institucionale. Kërkojmë nga të gjithë faktorët politik të jenë të përgjegjshëm dhe të ndërgjegjshëm për situatën edhe ashtu të tensionuar politike në vend”, ishte reagimi i BDI-së. /Aktuale.mk

Lajme të ngjashme

Back to top button