Fitojnë favoritët e Premier Ligës

Manchester United në formacion me Adnan Januzajn, ka mposhtur në Old Traford Burnleyn, me rezultat 3:1.
Merita të mëdha në këtë fitore, pati mbrojtësi Cris Smalling, që shënoi dy gola.
Smalling në minutën e 6’, shënoi për 1:0. Ings rikthej në lojë mysafirët, duke barazuar në 1:1 në minutën e 12.
Në fund të pjesës së parë, Smalling u përkujdes përsëri për gol të United, duke shënuar për 2:1.
Për të hipotekuar fitoren, u përkujdes Robin van Persie, duke shënuar nga penalltia, në minutën e 82’.

Manchester City është rikthyer te fitorja në Premierligë, duke e mposhtur në udhëtim Stoke Cityn me rezultat 1:4, në anën tjetër Chelsea, në minutat e fundit të ndeshjes, ka mposhtur Evertonin 1:0 në Stamford Bridge, në kuadër të xhiros së 25-të.
Sergio Aguero me dy gola, Nasri dhe Milner me nga një, ishin realizatorë në fitoren e Cityt. Golin e vetëm për vendasit e Stokes, e shënoi Peter Crouch.

Në ndeshjen tjetër lideri i Premierligës, Chelsea, ka marrë tre pikë të mëdha përballë Evertonit, duke e shënuar golin e fitores në minutën e 90’. Hero i Chelsea, ishte mesfushori Willian.
Chelsea me këtë fitore, arrin në kuotën e 59 pikëve, ndërsa City në vendin e dytë me 52 pikë.

Lajme të ngjashme

Back to top button