Barcelona vazhdon me fitore

Barcelona ka arritur fitore në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, duke mposhtur në Camp Nou, Villarrealin, me rezultat 3:1.
Barcelona në këtë ndeshje, humbi një mundësi të mirë shënimi, kur Neymar dështoi nga penalltia.
Lionel Messi në minutën e 41’, pas një asistimi të pranuar nga Luis Suarez, shënoi golin e parë të ndeshjes, dhe të parin për Barcelonën.

Me të filluar pjesa e dytë, në minutën e 48’, Manuel Trigueros, barazoi në 1:1. Ky festim nuk zgjati shumë, pasi që Andres Iniesta në minutën e 50’, rikthej epërsinë në 2:1.

Mbrojtësi Gerard Pique, në minutën e 64’, shënoi golin e tretë të ndeshjes, duke i siguruar një rezultat të mirë Barcelonës për ndeshjen e kthimit.
Ndeshja e kthimit në Villarreal, do të luhet në fillim të muajit mars.

Lajme të ngjashme

Back to top button