Ligji për mediumet të vlejë prej ditës kur Maqedonia të anëtarësohet në BE

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) ka paraqitur në parlament një amendament për projekt ligjin për mediume nga ana e qeverisë, me të cilin intervenohet në rregulloren përfundimtare, ku kërkohet që ky ligj të zbatohet nga dita kur Maqedonia t’i bashkohet Bashkimit Evropian.

“Qeveria argumentohet se ky ligj është sipas standardeve europiane. Nëse është kështu, atëherë ne nuk kemi asgjë kundër që ligji të zbatohet kur të bëhemi anëtarë të Unionit”, ka deklaruar kryetari i SHGM-së.

Selmani shpreson se deputetët do ta pranojnë këtë amendament për t’i parandaluar dëmet e mundshme që mund të ishin shkaktuar nga ky ligji në punën e mediumeve të internetit dhe të shtypura, por edhe ndikimi negativ që ky projekt ligj do ta ketë ndaj lirisë së të shprehurit dhe mediumeve.

“Për ligjin e mediumeve audiovizuale dhe shërbimeve kemi paraqitur disa amendamente për të parandaluar ndikimin politik në zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Programit në Radio Televizionin e Maqedonisë dhe të sigurohet financim i qëndrueshëm në shërbimin publik. Amendamentet e tjera kanë të bëjnë me Agjencinë për mediume, me të cilat dëshirojmë ta forcojmë institucionalizimin dhe pavarësinë e organit rregullator dhe pastaj të sigurohet transparencë gjatë punës”, thotë Naser Selmani, kyetar i SHGM-së

Lajme të ngjashme

Back to top button