Kush do të qajë sot?

E po, si duket udhëheqësit botërorë zemërmirë e humanë që s’përtuan të defilojnë udhëve të Parisit, duhet ta takojnë njëri-tjetrin përsëri – këtë herë në Karolinën e Veriut – për t’u bërë homazh e për të shprehur keqardhjen e tyre për tre studentët muslimanë të vrarë nga një terrorist (?), terrorist ateist (?), islamofob (?), apo më mirë, e me shumë gjasa, një person psiqikisht i metë, i cili nuk qe me fat sa ‘terroristët muslimanë’ të cilëve mediat botërore u qëndrojnë te këmbët duke i bekuar me popullaritet të menjëhershëm botëror!

Por, pse duhet të trazohen për diçka që nuk do të ketë fatin të shfaqet as në mediat më të vogla, e që po të mos ishin rrjetet sociale, nuk do t’i dëgjohej zëri fare – ashtu si nuk iu është dëgjuar shumë ngjarjeve të ngjashme.

Me fajin pse kanë nxjerrë një postim në Twitter, tri jetë janë fikur. Me kaq do të marrë fund i tërë rrëfimi. Askush nuk do të flasë për humbjen e tri jetëve të pafajshme, nuk dë bëjë dramë askush me faktin që dy nga viktimat sapo ishin kurorëzuar një muaj më parë, as nuk do të ketë lavdërim të punës humanitare që bënin ata. Nuk do të ketë ‘breaking news’ në televizione e gazeta, nuk do të ketë letra ngushëllimi, as deklarata që dënojnë, as vajtime masive në rrjete sociale, as turma milionash në sheshe. Nuk është shkelur këtu mbi shenjtërinë e jetës, ose të pakten, jo mbi shenjtërinë e jetës së civilizuar, të bardhë, perëndimore. Prandaj, s’ka lajm të madh, s’ka as emocion.

Porse, siç na kanë thënë se duhet pas ndohive të këtilla, është koha tani që të gjithë jomuslimanët të kërkojnë falje publike për këtë krim makabër! Kjo sepse vetëm në këtë mënyrë do të sigurohemi që besimet/ideologjitë e tyre nuk thërrasin për, e nuk nxisin terrorizmin. Të githë individët jomuslimanë duhet të ndihen me faj pse një i krisur ka vrarë për shkak të të menduarit të vet të prishur. Të pakten muslimanëve kjo u diktohet tërë kohën. Por, as kjo nuk do të ndodhë, sepse vrasësi nuk u quajt terrorist, as nuk u përmend bindja e tij religjioze, ai ishte thjesht ‘një vrasës’ – ashtu siç edhe duhet të jetë, përveç kur yjet e krimit janë muslimanë, kjo s’ka nevojë të thuhet më.

Në mos më shumë, është detyrë për çdo individ të ndërgjegjëm të dënojë një krim të këtillë dhe të kërkojë që drejtësia të vihet në vend – sado e largët dhe e huaj të tingëllojë e tërë ngjarja për ne! Por me shumë gjasa, shumica jemi lodhur duke i vajtuar viktimat e CharlieHebdo-s, kështu që, e lëmë për tjetër herë!

Lajme të ngjashme

Një koment

  1. Shkrim i bukur te lumt dikur per nje njeri me ngjir Öse nje i varfer Ska cu kush pluhur Kurse sot per nje musliman dhe nje te varfer nuk con kush pluhur bile bile Edhe muslimant Frigohen ta denojn raslin se MOS po hin ne listen e zez

Back to top button