Fatmir Besimi komenton skandalin me “bombat” e Zaevit

Në një intervistë për rrjetin hulumtues LSEE, zëvendëskryeministri Fatmir Besimi thotë se skandali me përgjimet që e zbardhi lideri i opozitës maqedonase, Zoran Zaev do të ketë efekt negativ në rrugën euro-integruese të Maqedonisë, transmeton Portalb.

Besimi: Nuk mund të spekuloj përderisa situata ende mbetet e paqartë. Atë që mund ta them është se këto zhvillime do të kenë efekt negativ në rrugën euro-integruese pasi që raporti i progresit nga Komisioni Evropian shkruan qartë që duhet të ketë dialog më të madh mes partive- ndërsa kjo tani që ndodh na dërgon në kahje të kundërt nga rekomandimet e KE-së. Nuk duhet ta humbim koncentrimin tonë nga problemet reale në rrugën e integrimeve Euro-Atlantike dhe të kujdesemi që institucionet ta ruajnë besueshmërinë e tyre. Në zgjidhjen e këtyre problemeve, është e rëndësisë kyçe që institucionet qeveritare dhe gjyqësori të punojnë në mënyrë të pavarur.

Pse Qeveria vendosi të bëjë ndryshime (në Ligjin për honorarë dhe atë të Arsimit të
Lartë) pikërisht në kohën kur opozita i paralajmëroi këto “bomba”?

Besimi: Të dy masat janë në pajtueshmëri me dialogun dhe nxitjen e ikluzivitetit: ishte momenti ku ne e kuptuam se duhej bërë më shumë përpjekje andaj dhe vepruam në atë drejtim. Ishin veprime tona të planifikuara prandaj ishte rastësi që korrespondoj me atë që e bëri opozita.

A besoni personalisht se përgjimi i bisedave private është një veprim i drejtë?

Besimi: Jo. Dukshëm besoj që nuk është një gjë e drejtë. Mendoj që duhet të punojmë më shumë për ti plotësuar detyrimet që përmenden në raportin e KE-së. Ne duhet të punojmë në sferën e të drejtave të njeriut, sundimin e së drejtës, lirinë e mediave si dhe dialogut politik. Privatësia e individit është e drejtë fundamentale njerëzore dhe duhet respektuar.

Lajme të ngjashme

Back to top button