Shkëndija vazhdon me fitore

Shkëndija ka shënuar tjetër fitore në kuadër të përgatitjeve në Antalia të Turqisë, duke mundur me rezultat 1:0 ekipin ukrainas Metalurg Zaporozhia. Një gol i Idrissout dhe disa super pritje të Jovanovskit në portë ishin vendimtartë në triumfin e katërt në ndeshjen e pestë kontrolluese në Antalia. Ndeshja solli futboll interesant dhe me intensitet të lartë, të imponuar para se gjithash nga skuadra kualitative Metalurgut. Për dallim nga katër ndeshjet paraparake kësaj rradhe trajneri Kozniku nuk taktizoi shumë me formacionin dhe në fushë hodhi skuadër që kërkonte tempo dhe lojë model për të ardhmen. Ndeshja nisi me një kanosje të Vruçinës në minutën e 2-të, ndërsa në anën tjetër Jovanovski kontrollon tentimin e Anderit Minuta e 14-të solli aksion të përkryer të Shkëndijës, kur Zhunior mer topin në gjysmëpjesën e vet, kombinon dyfisht me Pollozhanin duke hedhur nga loja disa futbollistë para se të asistojë drejt Idrissut, goditja e parë e të cilit ndalet nga portieri kundërshtar. ndërsa kameruanasi në vazhdim përcjell topin në rrjetë për epërsi 1:0. Katër minuta më vonë regjistrojmë tentimin e Vruçinës, mirëpo portieri kundërshtar intervenon si duhet. Në minutën e 28-të futbollistët e Shkëndijës humbin pa nevojë topin, ndërsa Shermeta i shpejtë depërton në zonë dhe ndalet me faul nga Useini, për penalti të ukrainasve. Vetë Shemreta godet nga pika e bardhë, ndërsa me pritje fenomenale përgjigjet Marko Jovanovski që mban epërsinë e Shkëndijës, ndërsa rregjistron penaltinë e dytë të mbrojtur në përgatitjet në Antalia. Formën e mirë portieri i Shkëndijës e konfirmoi në minutën e fundit tëpjesës së parë kur Shermeta del i vetmuar para portës, ndërsa Jovanovski sjell tjetër intervenim vendimtar duke ruajtur të paprekur formën e tij.

Pjesa e dytë solli tempo të njëjtë me kundërshtarin që hyri me shumë zëvendësime, ndërsa trajneri i Shkëndijës, Kozniku si kalonte koha bënte ndryshime në raport me kërkesat e tij të pozicionimit të skuadrës në teren. Të dyja skuadrat humbën disa gjysmëraste, me Shkëndijën e vendosur mirë në fushë dhe që administronte si duhet ngjarjet në teren. Kështu skuadra regjistron fitoren e 4 në pesë ndeshje kontrolluese, pas triumfeve ndaj Altyn Asir të Turkmenistanit (3:0), Kolkhetin e Gjeorgjisë (2:1) dhe Karadagun e Azerbejxhanit (5:0), ndërsa disfata e vetme është përballë Pescit hungarez (0:1) në miqësoren e dytë me një gol të pranuar nga penaltia në kohën shtesë.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button